Sht. Mar 14th, 2026

Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në Kamenicë për kanosje dhe sulm.

Rasti ka ndodhur të premten, në rrugën “Doruntina” në Kamenicë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *