Mër. Shk 11th, 2026

KASH: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të luftës së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një njoftim, KASH-i vlerëson se procesi, “në formën dhe narrativën që po merr”, rrezikon seriozisht të deformojë realitetin historik dhe juridik të luftës së Kosovës, duke theksuar se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte reagim i ligjshëm dhe i domosdoshëm ndaj dhunës sistematike, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të ushtruara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Sipas KASH-it, çdo përpjekje për të barazuar agresorin shtetëror me viktimën që luftoi për mbijetesë dhe liri përbën fyerje për popullin e Kosovës dhe për vetë ndërhyrjen ndërkombëtare të Perëndimit, e cila u ndërmor për të ndalur krimet e luftës dhe gjenocidin.

Këshilli paralajmëron se një “proces i deformuar” mund të relativizojë apo edhe të amnistojë përgjegjësinë historike dhe politike të udhëheqjes shtetërore serbe për krimet e kryera në Kosovë, duke e quajtur këtë “padrejtësi të rëndë historike” dhe “precedent të rrezikshëm” për të drejtën ndërkombëtare.

KASH-i riafirmon mbështetjen për drejtësinë ndërkombëtare të paanshme, por thekson se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe konteksti i plotë i ngjarjeve.

“Çlirimi i Kosovës ishte akt legjitim i një populli të shtypur dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një forcë çlirimtare, jo objekt i revizionizmit politik apo juridik”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *