Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherazi dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar sot se bashkimi i VLEN-it në një parti të vetme nuk është vetëm çështje administrative, por është çështje e një strukturimi të brendshëm partiak të barabartë, informon Telegrafi Maqedoni.
Kasami tha se kanë pasur bisedime të vazhdueshme dhe se edhe një takim mes liderëve të VLEN-it do të ketë edhe gjatë kësaj jave.
“Kemi pasur takime, do të kemi edhe një takim deri në fund të kësaj jave. Kemi biseduar për lidershipin por edhe për strukturimin e VLEN-it në një parti poltiike. Jemi katër subjekte politike e poashtu edhe Vetëvendosja e cila do të duhet te jëte e inkorporuar brenda VLEN-it, poashtu edhe Lëvizjen Arbëria, ndaj kjo nuk është vetëm çështje administrative që do ta lejojë bashkimin në një parti, por duhet të jetë mundësi e hapur për të gjithë që jemi pjesëmarrës në VLEN”, tha Kasami.
Ai komentoi edhe ligjin për arsimin e lartë, sipas tij do të ketë organizim më të mirë drejt një kualiteti më të mirë.
Kasami ndër të tjera përmendi edhe procesin e reformave që Brukseli i ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut, e poashtu edhe realizimin e ndryshimeve Kushtetuese.
“Siç e dini edhe ju, tashmë Sofja po shkon në zgjedhje të parakoshme dhe çdo veprim që ndërmarrin ne drejt realizimin të ndryshimeve kushtetuese normalisht që lidhet edhe me Bullgarinë dhe momentin atje. Qeveria ka mbajtur mbledhje dhe është biseduar të përshpejtohet procesi reformues sipas kërkesave që i ka Brukseli”, deklaroi Kasami.

