Hën. Dhj 1st, 2025

Kabashi i LDK-së: As diaspora s’lejon dëmtim të integritetit të votës

Anëtari i ri i LDK-së Festim Kabashi ka ofruar argumente shtesë pse votimi në diasporë s’mund të bëhet jashtë përfaqësive diplomatike.

Në një postim në facebook, ai ka thënë se arsyeja e vërtetë e asaj që ai e quan “zhurmë” të VV-së për vendimin e PZAP-së është pamundësia që ata të mainpulojnë me vota.

“Votimi jashtë është i ligjshëm dhe i lejuar në përfaqësitë diplomatike. Në raste të veçanta edhe mund të lejohet në ndonjë qendër shtesë, por për një gjë të tillë duhet leje e veçantë nga shteti përkatës. Për më shumë, edhe ato pak shtete që mund ta lejojnë një gjë të tillë, i caktojnë vetë vendvotimet eventuale”.

Në reagim, Kabashi i quan absurd pretendimet se LDK-ja është kundër mërgatës, kur çdo i treti votues nga diaspora në zgjedhjet e 12 tetorit e ka votuar LDK-në.

“Është mëse e qartë se atyre u dhemb ky fakt e poashtu edhe fakti se asnjë parti nuk ka shtrirje e struktura si LDK. U dhemb fakti që nuk po u mundësohet plani për me manipulu e më vjedh, pasi nuk e pranojnë dot se rezultati aksidental i 2021-s nuk kthehet më. Ata me gjasë nuk e kuptojnë se vetë diaspora nuk lejon rrënim të integritetit të votës së tyre”, ka shkruar Kabashi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *