Pre. Mar 6th, 2026

Juventusi zgjedh nënshkrimin e parë të verës

Juventusi ka nisur të mendojë seriozisht për sezonin e ardhshëm dhe tashmë ka ndërmarrë hapat e parë për të siguruar përforcimin e parë të verës.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Galatasaray, drejtuesit e klubit torinez kanë vendosur të fokusohen në planifikimin e edicionit të ri dhe në ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese.

Ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse Luciano Spalletti do të vazhdojë të jetë në krye të “Zonjës së Vjetër”, në Itali po qarkullojnë gjithnjë e më shumë informacione rreth lëvizjeve të mundshme në afatet kalimtare dhe objektivave që mund t’i bashkohen skuadrës gjatë verës.

Sipas raportimeve nga TuttoJuve, në skenë ka dalë sërish emri i mesfushorit Xaver Schlager, i cili duket gjithnjë e më pranë një transferimi te Juventusi.

Futbollisti austriak aktualisht është pjesë e RB Leipzig dhe po kalon një sezon mjaft të mirë në Bundesligë.

28-vjeçari ka realizuar dy gola në 23 ndeshje me skuadrën gjermane këtë sezon.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit, çka e bën atë një mundësi të favorshme në treg për Juventusin, i cili synon të përforcojë repartin e mesfushës me një lojtar me përvojë dhe cilësi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *