Die. Shk 8th, 2026

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në derbin Sigal Prishtina-Peja

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së 19-të në Procredit Superliga.

Dy ndeshje do të zhvillohen sot, me vëmendjen kryesore që do të jetë në kryeqytet.

Kjo për shkak se do të zhvillohet derbi midis Sigal Prishtinës dhe Pejës, duel ky i cili premton spektakël.

Ndeshja tjetër është po ashtu një derbi regjional, me Rahovecin që pret në “Mizahir Isma”, Vëllaznimi.

Derbi Sigal Prishtina-Peja, zhvillohet në “Pallatin e Rinisë”, në orën 17:00 ndërsa Rahoveci-Vëllaznimi në orën 19:30

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *