Vjeshta astronomike në Kosovë për vitin 2026 nisë zyrtarisht këtë mërkurën, më 23 shtator 2026, saktësisht në orën 02:05 të mëngjesit.
Ky moment shënon ekuinoksin e vjeshtës, kohën kur Dielli kalon ekuatorin qiellor, duke bërë që dita dhe nata të jenë pothuajse të barabarta në të gjithë planetin.
Pas kësaj date në hemisferën veriore, ku ndodhet edhe Kosova, ditët fillojnë të shkurtohen gradualisht dhe netët zgjaten deri në solsticin e dimrit.
Karakteristikat e stinës në Kosovë: Kohëzgjatja: Vjeshta astronomike do të zgjasë deri më 21 dhjetor 2026 në orën 14:50, moment kur fillon dimri kalendarik.Diferenca me vjeshtën meteorologjike: Për dallim nga ajo astronomike që lëviz çdo vit midis datave 22 dhe 23 shtator, vjeshta meteorologjike ka nisur më 1 shtator (pasi llogarit tre muaj të plotë kalendarikë: shtator, tetor, nëntor).
Vlen të cekët se gjatë kësaj periudhe pikërisht në javën e fundit të muajit Tetor fillon edhe numri i Kohes dimerore në Kosovë ku akrepat e ores kthehen prapa për 60 minuta..ora do të kthehet natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor 2026.Ora e ndryshimit: Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa, duke u bërë ora 02:00.

