Hën. Dhj 1st, 2025

Iu gjet drogë në rrobat e trupit, shtetasi i Shqipërisë përfundon në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë kontrollit, në rrobat e trupit të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë (10.43 gramë).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet tashmë nga policia dhe po cilësohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *