Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Ambasada italiane në Prishtinë thotë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.
“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”,thuhet në njoftim
Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin