Klubi kosovar, Feronikeli’74 ka mbetur pa trajner.
Kjo pasi që trajneri Granit Dervisholli, ka vendosur të largohet nga skuadra nga Drenasi.
Burime raportojne se ishte vendim i drejtuesve të Feronikelit, që çuan drejt ndërprerjes së bashkëpunimit mes palëve.
Dervisholli, kishte qenë trajner i Feronikelit’74 në fillim të këtij viti, ku nuk arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia në Superligë.
Në Ligën e Parë, ata aktualisht gjenden në pozitën e 4-të ku ka 23 pikë dhe po luftojnë për pozitat që çojnë drejt Superligës