Hën. Shk 9th, 2026

Ish-ushtarit të UÇK-së i caktohen 30 ditë paraburgim nga gjykata në Beograd

Autoritetet gjyqësore serbe ia kanë caktuar 30 ditë paraburgim në Beograd shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanin, i ndaluar para tre ditësh nga policia serbe.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërm të Llozhanit.

“Sot ia kanë caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë dhe e kanë çu në Beogrard”, citohet të ketë thënë një i afërm i ish ushtarit të UÇK-së për portalinMagazina.

Llozhani, ish ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë kur ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Zyra Ndërlidhëse në Serbi ka njoftuar për rastin Delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *