Ish-këshilltari i Arbërie Nagavcit, Valdin Dervishaj e ka “alarmuar” ministrin e ri të arsimit, Hajrullah Çekun.
Në një mesazh publik, Dervishaj ka përmendur disa pretendime për keqpërdorime në MASHT, për të cilat e ka njoftuar ministrin e ri.
Sipas tij në këtë ministri vetëm në recepsion s’ka aktakuzë.
“Mirëmengjes Ministër Hajrulla Çeku
Sot, kur shkoni në zyrë do te pret një sekretare në aktakuzë për korrupsion 4 milion euro. Ky është një nga shumë raste në proces.
Pastaj të pret prokurim me aktakuzë për korrupsion.
Të pret udheheqës i finanvave me aktakuzë për korrupsion
Të pret ekzekutim me aktakuzë.
Pra, veç në recepcion s’ka aktakuzë, literalisht.
I dashtun ministër, duke të njohur për guxim dhe parime, e kam një lutje për ty. Nise punën mbarë.
Mbarësi s’ka me njerëz me aktakuzë për korrupsion që ia kanë transferu biznesit 400,000€ në llogari për qef dhe kanë ble shportë rreth 200€ (lexo shportë, jo kontejner).
Tash 13 sugjerime nga përvoja e hidhur aty:
Zgjidh një sekretar/e me integritet;
Urgjent ligji për tekste, ky proces duhet të shtetëzohet;
Një audit rrenjësor prej rregullores së brendshme deri te ndërtimi i çerdheve. Ka shumë dyshime për keqpërdorim në këtë proces;
Vazhdim i procesit për licencim/testim për mësimdhënës pa vonesë;
Zbatim strikt i formulës së financimit për Universitetet publike dhe stute të reja sipas modelit të UP-së brenda 6 muajsh;
Dixhitalizim masiv i proceseve me AShI;
Rishikim i kurrikulës paraprirë me një hulumtim ndërkombëtar;
Vazhdim i mbështetjes për mesim dual (20-30% të buxhetit shtetëror, zgjedhja e drejtorit të autoriteti kombetar i kualifikimeve;
Hiqe maturën dhe testin e arritshmërisë. Dy procese të kota me kosto të lartë;
Masivisht kthim i truritë në UP, një skemë e propozuar nga KM;
Formo një ekip të jashtëm (mundësisht ndërkombëtar të udhëhequr nga një ekspert i kalibrit të Visarit) për të rishiku të gjitha investimet kapitale;
Një sistem nacional i centralizuar për LMS dhe SMP që përfshinë nga çerdhja në universitet;
Për me i bë të gjitha këto, të duhet një ekip i shkelqyer. Prandaj, fillo nga e para.
Këto do të nxjerrin një nga ministrat më të suksesshëm. A e dini pse? Sepse këto asnjë nga ministrat nuk pati guxim ta bëjë” shkruan Dervishaj në mesazhin për Çekun.

