Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi në Komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës deklaron se ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi.
Kjo do të bëhet deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës, .
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës” thuhet në njoftim.

