Mër. Jan 28th, 2026

Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani: Dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe komunën

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka dalë me telegram ngushëllimi lidhur me vdekjen e të miturit që u raportua i zhdukur.

Në telegram bëhet e ditur se viktima është Zejn Zejnullahu, nxënës i shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.

Ahmeti ka thënë se kjo ngjarje ka tronditur gjithë qytetarët.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit Zejn Zejnullahu, pas përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtojnë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qyetatrët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tone”, ka thënë Ahmeti.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *