Dy persona janë arrestuar në Malishevë nën dyshimin për kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe sulm, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 15:30, kur pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull dhe një femër kosovarë dyshohet se kanë sulmuar viktimën, mashkull kosovar, si edhe ia kanë dëmtuar dyert e shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

