Enj. Dhj 4th, 2025

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të mërkurën janë arrestuar dy të dyshuar pasi kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policiorë.

Sipas njoftimit të policisë, kjo ka si pasojë e shqiptimit të një gjobë trafiku ndaj të dyshuarvë.

Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë / 03.12.2025 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *