Personi që mbeti i plagosur pasditen e sotme në Mitrovicë është dërguar për trajtim në QKUK.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Spitalit Rajonal të këtij qyteti, Shpend Fazliu, i cili ndër të tjera bëri të ditur se 36-vjeçari ka plagë në këmbë.
“Rreth orës 13:50, një person (1990) është plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë”, tha Fazliu.
“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë!”.

