Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 16:15 në Bjeshkët e Istogut, saktësisht tek vendi i quajtur Starasellë.
Rastin për e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se një person ka mbetur i lënduar pasi traktori është rrokullisur.
Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari së pari është dërguar në Spitalin e Pejës, e më pasë është dërguar në QKUK.
“Sot rreth orës 16:15 policia është njoftuar së në Bjeshkët e Istogut në vendin e vendi i quajtur Starasellë është rrokullisur një traktorë, ku ka mbetur i lënduar shoferi. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes poashtu edhe autoambulanca. Këtij incidenti i është përgjigjur edhe Njësiti për kërkim Shpëtim ku kanë ndihmuar më tërheqjen e trupit, pasi traktori ka zënë të lënduarin. I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më udhëzim të mjëkut kujdestarë është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Gashi.
Burimet kanë mësuar së përsoni që ka mbetur i lënduar është I.O, i cili është në gjendje të rëndë.