Enj. Dhj 25th, 2025

Hysni Gucati reagon për vdekjen e babait të Calit: Nuk u lejua ta vizitojë në momentet e fundit të jetës

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar për vdekjen e babait të Salih Mustafës, Jahja Musatafa.

Ai theksoi se dhimbja është e madhe, pasi Cali nuk u lejua ta vizitojë.

“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur mendojmë se djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës. Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja.

Pusho në paqe, Bace!”, ka shkruar Gucati.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *