Die. Dhj 21st, 2025

Hysen Durmishi: Ligj modern për automjete, zero taksë për mjetet elektrike dhe më pak ndotje për Kosovën

Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Hysen Durmishi, ka deklaruar se institucionet nuk janë fokusuar vetëm në ndërtimin e rrugëve, por edhe në hartimin e një legjislacioni modern për automjetet.

“Të dashur qytetarë, nuk kemi ndërtuar vetëm rrugë, kemi hartuar një ligj modern për automjete. Zero taksë regjistrimi për automjetet elektrike dhe hibride, heqje e kufirit 10-vjeçar për import dhe kritere sipas standardeve të ndotjes. Më pak ndotje, më shumë cilësi për Kosovën,” ka thënë Durmishi.

Sipas tij, ky ligj synon të lehtësojë qytetarët, të nxisë përdorimin e automjeteve më ekologjike dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në vend, duke u bazuar në standarde bashkëkohore mjedisore.

Hysen Durmishi është kandidat për deputet nga radhët e LVV-së dhe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit garon me numrin 24, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar reformat në sektorin e infrastrukturës dhe transportit.

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *