Pas humbjes dramatike ndaj Turqisë në finalen e playoffit të zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit, mesfushori i njohur Lindon Emërllahu ka reaguar përmes një deklarate të ngrohtë dhe emocionale.
“Ne besuam deri në fund, brohoritem, u emocionuam dhe jetuam çdo moment bashkë. Humbja dhemb, por dashuria për këtë fanellë është më e madhe se çdo rezultat,” ka thënë Emërllahu
Kosova u mposht minimalisht 0:1 ndaj Turqisë duke shuar ëndrrën e Kupës së Botës

