Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Ruboc të Kamenicës,
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 18:30, ku viktima, mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

