Die. Shk 15th, 2026

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm dhe deputet nga PDK, ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, Ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munich.

“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, Ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO.”, ka shkruar Hoxhaj

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *