Mar. Pri 7th, 2026

Haziri: Prilli, muaji vendimtar për vullnetin politik në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova duhet të mbetet në rrugën e saj euroatlantike, duke theksuar se qytetarët nuk meritojnë një drejtim tjetër politik.

“Populli i Kosovës është evropian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike,” ka thënë Haziri, duke rikujtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës për 37 vjet beson, punon e ndërton mbi këtë orientim.

Ai theksoi se muaji prill është vendimtar për zhvillimet politike në vend.
“Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi”, u shpreh ai.

Haziri paralajmëroi se në mungesë të marrëveshjeve politike, vendi mund të përballet me skenarë alternativë.

“Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe”, deklaroi Haziri.

Postime të Ngjashme