Mër. Qer 24th, 2026

Haziri: LDK nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët rikthimi si partia e parë në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike ende nuk është në gjendje të kënaqshme dhe ka nevojë për rikthim të plotë politik.

Në Debat Plus, Haziri tha se përpjekjet për forcimin e partisë nuk do të ndalen dhe se qëllimi kryesor mbetet rikthimi i Lidhja Demokratike e Kosovës në pozicionin e saj si forcë e parë politike në vend.

Ai theksoi se çdo kryetar i LDK-së do të përballet me kërkesa për dorëheqje si ato me të cilat është përballur edhe Lumir Abdixhiku.

“Qëllimi është rikthimi i LDK-së, dhe ky është i përbashkët”, ka shtuar ai.

Ai mes tjerash ka theksuar se ka pasur konstatim që nuk ekziston LDK fare. “Ne jemi riorganizu e jemi rikthyer”, ka shtuar ai.

Postime të Ngjashme