Mar. Dhj 23rd, 2025

Haxhiu thotë se invalidët e luftës janë lënë pa përkujdesje, premton sigurim të protezave dhe rritje të pensioneve

Kandidati për deputet i PDK-së Bekim Haxhiu, ka vizituar invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, i cili prej dy vitesh jeton pa protezën e domosdoshme, pasi ka humbur gjymtyrën gjatë luftës. Gjatë këtij takimi, Haxhiu theksoi se qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj invalidëve të luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës.

Ai u shpreh se, me Bedri Hamzën në postin e Kryeministrit, do të sigurohen protezat e nevojshme për të gjithë invalidët, kujdes shëndetësor adekuat, si dhe rritje e pensioneve për 50 për qind. Sipas Haxhiut, përkujdesja ndaj atyre që kanë sakrifikuar gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror.

“Kafe me invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, bashkëluftëtarin tonë, i cili tash e dy vite jeton pa protezën e domosdoshme, pasi ka humbur gjymtyrën gjatë luftës. Qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës. Me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%. Përkujdesja e shtetit ndaj atyre që sakrifikuan gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror”, ka thënë Haxhiu..

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *