Mër. Gus 19th, 2026

Haxhiu takon Hargreaves-in, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

U.d. së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim, ambasadorin britanik,

Në njoftim shtohet se, Haxhiu e Hargreaves kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, dhe, situatën institucionale në vend.

‘’ Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

U.d. së presidentes Haxhiu priti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.

U.d. së presidentes Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.

Postime të Ngjashme