Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.
“Sot prita në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilat diskutuam për hapat ndërinstitucionalë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave nga perspektiva e barazisë gjinore”, ka shkruar ajo.
Haxhiu gjithashtu e uroi Forumin Ekonomik të Grave për dhjetëvjetorin e themelimit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet me interes të përbashkët.
Ajo theksoi se ekspertiza dhe përvoja e këtij forumi mund të kontribuojnë në punën e Kuvendit, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe mbështetjes së punës së komisioneve parlamentare.

