Enj. Tet 8th, 2026

Haxhiu: Shiroka-Pulës i uroj shumë mbarësi, për mua ishte nder të ushtroja detyrën e presidentes

Përmes një postimi, Haxhiu u shpreh se me këtë rast u përmbyll një proces i gjatë dhe i vështirë politik, transmeton IndeksOnline.

“Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroja detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e presidentes së re”, shtoi Haxhiu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Uroj presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve.

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale.

Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e presidentes së re.

Postime të Ngjashme