Mër. Mar 4th, 2026

Haxhiu: E kemi vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Kryetarja e Kuvendit Kosovës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se deri më tani e kanë vetëm një kandidat për president dhe se nuk mund të thërrasi senacë, pasi që në garë duhet të jenë dy kandidatë.

“Në cilësinë e kryetares deri në këtë moment kam pranuar vetëm një kandidaturë për president. Me 30 nënshkime të VVv dhe disa deputetëve nga grupi multietnik është Glauk Konjufca kandidat për president. Procedura kërkon që në proces të jenë së paku dy kandidatë. Procesi i votimit nuk mund të fillojë, pa u përmbushur ky kusht”, tha Haxhiu.

Ndërsa kërkoi nga deputetët të jenë të përgjegjshëm, pasi që mosveprimi në një moment të tillë, sipas saj ka pasoja të drejtpërdrejta në përmbushjen e obligimeve kushtetuese.

“Deputetët nuk janë vetëm përfaqësues politik të subjekteve por dhe të qytetarëve. Mosveprimi në një moment të tillë, ka pasoja të drejtpërdrejt në përmbushjen e obligimeve kushtetuese. Derisa nuk janë dy kandidatë nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit. Kanë mbetur më pak se 30 orë deri në përfundimin e këtij afati, gjë që e bën situatën urgjente. Ftoj deputetët të reflektojnë dhe të shqyrtojnë mundësinë e propozimit së paku dhe të një kandidati tjetër. Ne e kemi vetëm një kandidat deri tani, për ta filluar procedurën na duhet dhe një tjetër.Në këtë moment kërkohet maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha palet”, tha ajo..

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *