Mër. Pri 15th, 2026

Haxhiu dhe Kurti homazhe pranë memorialit “Heorinat”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se së fundi janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto deklarata Haxhiu i bëri pran momorialit “Heroinat”, ku së bashku me kryeministrin Albin Kurti bënë homazhe për të nderuar sakrificën dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Kemi tri vendime të gjykatave, vendime dënuese për raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dy prej tyre janë në Gjykatën Themelore, ndërsa një ka marrë vendimin e formës së prerë”, deklaroi Haxhiu.

Po ashtu, ajo theksoi se vajzat dhe gratë, djemtë e burrat që i mbijetuan kësaj dhune, tregojnë që institucionet kanë shumë punë për të bërë. “Kemi shumë punë për adresimin e përgjegjësive tona si institucione të Kosovës, sidomos në adresimin e drejtësisë”, shtoi kryetarja e Kuvendit.

Postime të Ngjashme