Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj ka thënë se top prioritet i tyre do të jenë ushtria dhe policia.
“Krahas krijimit të kushteve dhe rritjes së pagave do të jem i pakompromis që: Brenda 6 muajve të përmbyllet dhe miratohet ligji për pensionin e Policisë, i barabartë me atë të Ushtrisë. Ndërsa brenda 12 muajve të zgjidhet përfundimisht sigurimi shëndetësor dhe jetësor për Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ky sipas tij është një hap i domosdoshëm për dinjitetin e atyre që çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e vendit.
“Policia dhe Ushtria meritojnë respekt, siguri dhe trajtim të barabartë jo vetëm me fjalë, por me ligj dhe veprim. Do të jemi krah secilës dhe secilit që shërben në mbrojtje dhe sigurinë e popullit dhe Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

