Mër. Dhj 17th, 2025

Haradinaj pret ambasadoren amerikane, pajtohen për formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në takim është diskutuar edhe për urgjencën e formimit të institucioneve menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sot, në selinë e Aleancës…, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të prisja të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga këshilltarja për çështje politiko-ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euroatlantike”, shkruan Haradinaj në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *