Pre. Dhj 19th, 2025

Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Bahamas, që u bë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj tha se “kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.”

Tutje, Haradinaj shton se flamuri i Kosovës do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Edhe një njohje e rëndësishme për Kosovën.

Bahamas sot u bë shteti i 121-të që njeh vendin tonë. Kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.

Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas. Flamuri i saj do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Urime Kosovë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *