Lideri I AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me Vjosa Osmanin ka thënë se kanë diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje. Ndërsa mungesen e Kurtit në këtë takim, e ka quajtur si tallje me popullin.
“Sot kemi pyet për daten e zgjedhjeve dhe veprimet që pasojnë me tutje. Nuk ka diçka të re, jemi në autopilot. Mospjesëmarrja e VV së me partnerët është e pakuptimtë. Mosardhja e tyre qoftë dhe me mendime të kundërta për një temë kaq të ndjeshme, është fyerje për vendin. Mos ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatën Kushteteuse është fyerje, tallje me proceset. Sa i përket datave janë 5,12 19 prill, mund të ketë dhe ndonjë datë tjetër. Ne s’kemi ndonjë datë të preferuar, jemi në autopilot dhe presim Gjykaten Kushteutese”, tha ai.

