Mar. Dhj 16th, 2025

Haradinaj paralajmëron hapjen e fushatës së AAK-së: Të mërkurën, tubimi hapës në Pallatin e Rinisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar zyrtarisht hapjen e fushatës së Aleancës, e cila do të nisë të mërkurën me një tubim qendror në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se ky moment shënon fillimin e një angazhimi që shkon përtej një tubimi të zakonshëm, duke e cilësuar si nisjen e një qëndrimi të fortë dhe të paprecedentë krah qytetarëve dhe krah diasporës.

Ai ka bërë të ditur se tubimi hapës i fushatës së AAK-së do të mbahet të mërkurën, në orën 18:00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje politike.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *