Hën. Nën 17th, 2025

Hamza shprehet i gatshëm për bashkëpunim me partitë politike

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se do të bashkëpunojë me gjitha partitë politike në të mirë të vendit, siç ka thënë ai brenda rregullave të demokracisë.

Hazma ka thënë se do të jetë i hapur për figura të reja brenda partisë.

“Bashkëpunojmë me gjitha partitë politike në interes të vendit, gjithmonë brenda rregullave demokratike”, tha Hamza në një konferencë për media pas zgjedhjes në krye të PDK-së.

Sa i përket vërejtjeve nga Enver Hoxhaj për konventën, ai ka thënë se procesi ka qenë demokratikë duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Hoxhjat.

Hamza ka folur edhe për çështjen e Ramiz Lladrovcit ku tha se është i hapur për të biseduar.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *