Enj. Nën 20th, 2025

Hamza: Nuk shkon me kërku urgjencë për krijimin e institucioneve, edhe me kërku datë sa më të vonshme për me mbajtë zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të takimit me presidenten, u shpreh se kanë diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të reja.

Ai u shpreh se pas nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, u propozua që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, .

“Presidentja e Republikës së Kosovës, bazuar edhe në zhvillimet në seancën e djeshme, ku edhe mandatari i dytë nuk arrti të sigurojë votat për formimin e qeverisë, sot ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Kemi diskutuar për datat e mundshme për zgjedhje! Qëndrimi jonë si PDK dhe kërkesa jonë është që data e zgjedhjeve të jetë data 21. Arsye përse data 21, është se ne kemi pasur një shtyrje të vazhdueshme, një bllokadë në krijimin e institucioneve, që bie kryesisht mbi barrën dhe përgjegjësinë e partisë që ka fituar numrin më të madh të votave. Vendi ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë me kërku edhe urgjencë për krijimin e institucioneve, edhe me kërku datë sa më të vonshme për me mbajtë zgjedhje” u shpreh Hamza.

Ai tha se data tjetër e propozuar ishte data 28, por PDK-ja preferoi datën 21.

“Unë, si kryetar i PDK-së, nuk kam vija të kuqe për asnjë subjekt politik”, deklaroi ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *