Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se ligji për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit janë dy çështje të ndara.
“Nuk është ligji çështje e marrëveshjeve të tjera politike për pozita”, deklaroi Hamza para mediave.
Ai tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mund të ketë takime, por theksoi se çështjet duhet të trajtohen ndaras.
Një takim mes Hamzës dhe Kurtit është paralajmëruar të mbahet pas orës 12:00. Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për çështjen e presidentit.

