Hën. Dhj 1st, 2025

Hamza fton mërgatën të votojë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar bashkatdhetarët të regjistrohen për te votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza ka bashkëngjitur linkun e aplikimit, për të gjithë ata që jetojnë jashtë Kosovës dhe kanë të drejt vote,.

“Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj.

Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!” u shpreh Hamza.

Ky është postimi i plotë i tij:

Bashkatdhetarë të dashur,

Ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor.

Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë.

Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj.

Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *