Enj. Jan 29th, 2026

Hajni i dy zagarëve tenton arratisjen në Pallatin e Drejtësisë, hidhet nga kati i dytë

Dy ditë më parë është arrestuar në Prishtinë një shtetas malazias pasi kishte vjedhur dy zagarë në fshatin Sharban të Prishtinës.

Mladen Millosheviq ishte asistuar nga një person tjetër duke hyrë në oborrin e familjes Jusufi ku kishin arritur të marrin dy zagarë vlera e të cilëve llogaritet me mijëra euro.

Por skenat si në filma nga Mlladeni s’kanë mbaruar me kaq. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Milloseviq ka tentuar dje arratisjen nga Pallati i Drejtësisë në kohën kur duhej të paraqitej para organeve të drejtësisë.

Sipas burimeve të Indeksonline, malaziasi është hedhur nga kati i dytë i banjos në Pallatin e Drejtësisë, duke tentuar arratisjen. Por ai është kapur në objektin e njëjt me lëndime trupore.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se Mlladeni është dërguar fillimisht në emergjencën e QKUK-së dhe më pas është transferuar në Klinikën Intensive.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *