Pre. Pri 3rd, 2026

Hajdari: Po propozohet ulja e përkohshme e TVSh-së, pa asnjë pla

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka kritikuar masat e propozuara nga partitë opozitare pas rritjes së çmimit të naftës.

Sipas saj, këto propozime “tingëllojnë mirë në aspektin partiak”, për çka tha se janë politikisht populliste.

Gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme, shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka prezantuar rezolutën, ku ka thënë se duhet të bëhet ulja e përkohshme e TVSh-së ose akcizës.

Deputetja Hajdari tha se këto masa të propozuara nuk kanë plan se si do të kompensohen

“Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populliste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset. Pra, pyetja është shumë e thjeshtë: Për rritjen e çmimeve të naftës, i bartur nga inflacioni për shkak të krizave gjeopolitike, a jemi gati t’u themi qytetarëve se do të ulet mbështetja për familjet dhe bizneset dhe do të shkurtohen shërbimet publike për një masë që nuk garanton as ulje reale të çmimeve të produkteve të naftës?”, deklaroi ministrja Hajdari.

Ish-ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka adresuar kritika ndaj partive opozitare, duke thënë se të njëjtat sa ishin në pushtet kishin keqpërdorur e ishin pjesë të korrupsionit.

“Në fillim të mandatit tonë qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, ne u përballëm me një realitet të vështirë të trashëguar nga ju qeverisjet e kaluara. Keqpërdorimi dhe korrupsioni kishin zënë vend thellë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si në publik ashtu edhe në privat”, shtoi Hajdari.

Derisa foli për punën që kanë bërë gjatë kohës sa janë në pushtet, Hajdari tha se pjesë e transformimit është edhe sektori i naftës”.

“Një nga shembujt më domethënës i këtij transformimi është pra sektori i naftës. Për më shumë se një dekadë, ligji i naftës kishte mbetur në pritje për miratim. Arsyeja ishte e qartë: lidhjet e forta me interesat monopoliste që përfitonin nga mungesa e rregullimit të tregut dhe transparencës”, tha ajo

Postime të Ngjashme