Grupi prej 60 besimtarësh nga Kosova, i udhëhequr nga Fidaim ef. Fazliu, pas nisjes së tyre drejt tokave të shenjta, ka mbërritur shëndosh e mirë në Arabinë Saudite. Pas procedurave të para, grupi është nisur me tren për në Medinë, ku do të qëndrojë gjatë katër netëve të ardhshme.
Gjatë qëndrimit në Medinë, besimtarët do të vizitojnë vendet e shenjta dhe do të kryejnë ibadetet e tyre me përkushtim, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Mekës së bekuar, ku do të përmbushin ritualet e Umrës.
Drejtoria për Haxh dhe Umre në Bashkësinë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se udhëtimi ka kaluar pa vështirësi dhe se grupi po vazhdon rrugëtimin sipas planifikimit.
Grupi prej 60 besimtarësh nga Kosova, pas nisjes së tyre drejt tokave të shenjta, ka mbërritur shëndosh e mirë në Arabinë Saudite

