Grupi i besimtarëve nga Kosova që u nisën për në tokat e shenjta ka mbërritur me sukses në Xhide dhe më pas janë akomoduar në hotelet e tyre në Medine.
Udhëtimi është zhvilluar pa asnjë pengesë dhe gjithçka ka kaluar në rregull falë fluturimit direkt nga Prishtina në Xhide, që ka lehtësuar ndjeshëm rrugëtimin e umrexhive.
Besimtarët janë sistemuar në hotele me kushte të përshtatshme e komode, ndërsa tashmë kanë filluar me kryerjen e ibadeteve.
Udhëheqësit e grupit, përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë pranë umrexhive për të ofruar udhëzimet e nevojshme fetare dhe për t’u siguruar që çdo adhurim të kryhet në mënyrën më të mirë e më të devotshme.