Enj. Dhj 18th, 2025

Gratë në politikën lokale adresojnë sfidat dhe sjellin ndryshime në komunitet

GERMIN ka organizuar një tryezë diskutimi në kuadër të projektit “Diaspora për gratë në politikë”, i cili ka bashkuar gra nga politika lokale, mentorë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve. Tryeza u moderua nga prezantuesja Era Ahmeti

Projekti “Diaspora për gratë në politikë” ka nisur në vitin 2023 dhe përfundon këtë vit, me synim rritjen e përfaqësimit dhe fuqizimin e grave në politikë. Ai është zbatuar në shtatë komuna të Kosovës, ku kanë qenë të përfshira gjithsej 54 gra të angazhuara në politikë lokale, si asambliste apo kandidate për asamble komunale, nga subjekte të ndryshme politike.

“Diaspora për gratë në politikë” ka filluar në vitin 2023 dhe përfundon këtë vit. Projekti kishte për qëllim të promovojë përfaqësim më të madh në politikë. Projekti është zbatuar në shtatë komuna, ku kanë qenë të përfshira 54 gra, të cilat janë të angazhuara në politikë dhe ishin të përzgjedhura si asambliste ose kandidate për asamble komunale nga subjekte të ndryshme politike. Shtatë profesionistë janë angazhuar nga diaspora për Zyrën për barazi gjinore. Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur tre trajnime me tema të zgjedhura sipas nevojave të grave që ishin pjesë e projektit. Iniciativa e parë që u ndërmor ishte nga gratë e Vushtrrisë, të cilat kanë vendosur të ndryshojnë diçka në komunitetin e tyre. Përveç iniciativës, kemi pasur edhe takime me qytetarët, ku janë mbajtur shtatë takime për problematika të ndryshme”, ka prezantuar ajo.

Hyrije Uka-Hoxha, përfaqësuese nga kjo komunë, theksoi se iniciativa për përmirësimin e ambientit në repartin e pediatrisë lindi nga përvoja personale si nënë.

“Sot dua të flas jo vetëm si përfaqësuese, por edhe si nënë. Ajo që më ka lënë mbresë ishte ambienti i ftohtë në pediatri. Pikërisht nga përvoja personale lindi iniciativa që në repartin e pediatrisë të pikturohen piktura të ndryshme, në mënyrë që ambienti të bëhet më i ngrohtë dhe jo frikësues për më të vegjlit tanë. Iniciativa është pritur jashtëzakonisht mirë. Për mua, ky është kuptimi i vërtetë i rolit të grave në politikën lokale: të marrim vendime që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve. Me një shumë të vogël simbolike, kemi bërë një punë të shkëlqyer.”

Besiana Syla nga Komuna e Lipjanit foli për nevojën e adresimit të bullizmit, veçanërisht ndaj grave të përfshira në politikë.

“Si gra e kemi parë të nevojshme adresimin e bullizmit, të cilin e kemi vërejtur se mund të shfaqet në ambiente të ndryshme. Kur e dimë se ne, si gra, jemi pjesë e politikës, bullizohemi më së shumti dhe përballemi me komente përçmuese. Kemi parë të arsyeshme që ta kemi si zë dhe të bashkëpunojmë për të treguar se bullizimi duhet të anashkalohet dhe të zvogëlohet. Bullizimi ndodh verbal, online dhe në vendin e punës. Ne, si grup i grave, kemi mbajtur tryezë diskutimi rreth bullizmit dhe mënyrave se si mund ta eliminojmë atë. Si komunë, me një shumë simbolike, kemi krijuar një memorial në parkun e qytetit, ku kemi shfaqur se si mund ta eliminojmë bullizmin. Arsyet pse ndodh në shoqërinë tonë janë të ndryshme: xhelozia, konkurrenca, normat kulturore dhe mungesa e ndërgjegjësimit. Prandaj, ndërgjegjësimi dhe edukimi janë kyçe për ta eliminuar këtë fenomen”, shtoi ajo.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *