Është raportuar se dy persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur arkën me para kesh nga një market dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur në fshatin Kraishtë të Lipjanit, të mërkurën rreth orës 19 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Deri më tani nuk ka informacion për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve.

