Një rast grabitjeje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Durak Rada”, në Prizren.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 03.02.2026 rreth orës 01:00, ku tre persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve, u kanë marrë para dy viktimave, një mashkulli dhe një femre kosovare.
Shuma e grabitur raportohet të jetë 40 euro, ndërsa fatmirësisht viktimat nuk kanë pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve janë në zhvillim

