Die. Tet 19th, 2025

Goli me kokë i Dabiqaj që ka vlerën e 133 mijë eurove! (VIDEO)

Skuadra e Dritës e nisi aventurën e saj historike në UEFA Conference League, duke barazuar 1:1 ndaj KuPS-it.

Golin e barazimit dhe historik për ekipin kosovar e shënoi Albert Dabiqaj, shkruan Indeksonline

Mesfushori shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 1:1, që ia siguroi Dritës një pikë të vlefshme në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës.

Ky gol nuk e kishte vlerën e vetëm një pike, por edhe të 133 mijë eurove.

UEFA-ja jep këtë shifër parash për ndeshjet që mbyllen me barazim.

Kurse për skuadrat që marrin tri pikë, shifra e parave është më e madhe, deri në 400 mijë euro.

Sigurisht që Drita e ka mundësinë të gjenrojë të ardhuna nga pjesëmarrja në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të UEFA

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *