Pre. Shk 6th, 2026

Goditi babain me sëpatë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin nga Deçani

Është raportuar për një incident të rëndë në fshatin Isniq të Deçanit gjatë ditës së djeshme, ku i dyshuari K.Musshabanaj ka goditur me sëpatë babain e tij, A.Musshabanaj.

Në lidhje me këtë Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Musë Povataj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit K.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri K.M. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Paraburgimi i është caktuar nga data 06.02.2026, ora 04:00 dhe do të zgjasë deri më 06.03.2026. Masa e paraburgimit do të mbahet fillimisht në Repartin e Psikiatrisë në Pejë, për aq kohë sa vlerësohet i nevojshëm trajtimi shëndetësor, ndërsa pas përfundimit të tij i pandehuri do të dërgohet në Qendrën e Paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *