Sht. Sht 27th, 2025

Gjyqi i dytë: Thaçi refuzohet, gjykimi gati para 2 marsit

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS - RC2RZJ9TIWLO

Kimberly West punoi gjithë ditën për ta dorëzuar dosjen paraprake kundër Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut si version publik në orën 23 e 43 minuta.

Me këtë hap, Prokuroria e Specializuar tregoi që është gati për të vazhduar me gjykimin 2 ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe anëtarëve të tri grupeve, me të cilët pretendohet se tentoi ta pengojë drejtësinë. E dosja u dorëzua, pavarësisht se dy ankesa të Thaçit, përfshirë një për juridiksionin e gjyqtarëve për ta trajtuar rastin, janë në Dhomën e Apelit, raporton Klan Kosova.

Poashtu, ky veprim ndodh pa përfunduar ekzaminimi i të gjitha pajisjeve të 4 të bashkë të akuzuarve, meqë gjatë bastisjes që i bënë Thaçit në paraburgim, kanë gjetur pak material.

Me urdhrin që Marjorie Masselot t’ia kalojë lëndën trupit gjykues në gjysmën e parë të nëntorit, Thaçit s’i merret parasysh as kërkesa që gjykimi të nisë nga 2 marsi e tutje, pas përfundimit të rastit të madh për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Meqë dëshmitarët e këtij rasti do të thirren si të tillë edhe te rasti i dytë, Thaçi e ka të pamundur t’i intervistojë për t’u bërë gati për gjykim, si Smakaj, Kilaj, Kuçi e Fazliu që s’kanë kufizime.

Në këtë rast, pasi Prokuroria ka dorëzuar listën me prova e dëshmitarë, mbrojtjet kanë kohë vetëm deri më 20 tetor për të dorëzuar dosjet e tyre paraprake.

Pesëshja e akuzuar ka paralajmëruar se nuk do të ofrojë alibi për veprimet me të cilat i ngarkon Prokuroria, përveçse do të dëshmojnë pse nuk kanë përgjegjësi penale për to

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *